Kumanovari Nehar Sadiki i bashkohet Vllaznisë së Shkodrës!

Nehar Sadiki vetëm pas 6 muajve, pritet të rikthehet në Superligën e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi kumanovar së fundmi ishte pjesë e skuadrës ruse të SKA Khabarovsk, te e cila skuadër nuk është se e gjeti veten edhe aq mirë. Ai luajti në vetëm 5 ndeshje, ndaj dhe i njëjti kërkon një sfidë të re.

Pas bisedimeve të dështuara me Struga Trim Lum, Sadiki tashmë është në bisedime e sipër me skuadrën e njohur shqiptare të Vllaznisë së Shkodrës.

__________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Ai shihet si përforcim i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes te skuadra shkodrane, që është në garë të ngushtë për titullin e kampionit në Shqipëri.

Aktualisht Vllaznia me 34 pikë të grumbulluara pas 20 xhirove, ndanë pozitën e parë bashkë edhe me Partizanin dhe Dinamon e Tiranës, ndaj dhe një përforcim i këtillë, si ai me Nehar Sadikun, do ishte i mirëseardhur për trajnerin Brdariç.

Mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat në ditët në vijim lidhur me këtë transferim të mundshëm të Sadikut në Superligën shqiptare, aty ku më parë luante me Erzenin.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, Sadiku kishte luajtur edhe në Maltë me skuadrën e Hamrun Spart, ndërsa në futbollin tonë vendor i njëjti kishte luajtur me Milanon, Rabotniçkin, EuroMilkun, Renovën dhe Borecin. (infOSport.mk)

Leave a Reply