Metin Qerimi, i cili ditë më parë i dha fund aventurës së tij te skuadra e Vardar Negotinës, shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re. Qerimi ka nënshkruar kontratë me Pobedën, skuadër kjo që gjithashtu garon në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.
__________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Qerimi me skuadrën e njohur nga Prilepi ka firmosur kontratë deri në fund te sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Kujtojmë, 22-vjeçari Qerimi që luan si mesfushorë, gjatë karrierës së tij, përveç me Vardar Negotinën, ka luajtur edhe me Shkëndijën e Haraçinës, BVK Konjari, Bratstvo Zhitoshe, Voska Sport dhe Skopje, ndërsa gjithashtu një periudhë të shkurtër ka qenë edhe pjesë e skuadrës së FC Monthey në Zvicër. (infOSport.mk)