Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht ka kompletuar planifikimin e ndeshjeve testuese në kuadër të fazës përgatitore për pjesën pranverore të sezonit.
Ndeshjen e parë kontrolluese të besuarit e Jeton Beqirit, do ta zhvillojnë të premtën e 17 janarit kundër FK Bellasica në Strumicë, ndërsa 5 ditë më vonë në Kavadar do të masin forcat me ekipin e Tikveshit.
Njëherit këto do të jenë dy ndeshjet testuese për ekipin “kuqezi”, që nga data
25 janar deri më 8 shkurt do të transferohet në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.
Në tokën turke, Shkëndija do të zhvillojë katër ndeshje kontrolluese kundër kundërshtarëve ndërkombëtarë, duke përfshirë ekipe nga Kazakistani, Ukraina dhe Austria.
Ndeshjet kontrolluese të Shkëndijës në prag të stinorit pranveror: |
KF Shkëndija vs FK Belasica – 17.01.2025, Strumicë |
KF Shkëndija vs FK Tikvesh – 22.01.2025, Kavadar |
KF Shkëndija vs Yelimay Semey (Kazakistan) – 26.01.2025, Antalia |
KF Shkëndija vs Zorya Lugansk (Ukrainë) – 30.01.2025, Antalia |
KF Shkëndija vs SKN St. Pölten (Austri) – 03.02.2025, Antalia |
KF Shkëndija vs Dynamo Kyiv (Ukrainë) – 06.02.2025, Antalia |