Pas Muarem Muarem, FC Shkupi përforcon stafin teknik edhe me dy emra të tjerë me mjaft përvojë

FC Shkupi po vazhdon të sistematizojë stafin e saj teknik në prag të përgatitjeve për stinorin pranveror. Kështu siç mëson “infOSport.mk”, pjesë e stafit të ri teknik të skuadrës nga Çairi, do të jenë edhe  Ümit Sahin, që do të luaj rolin e trajnerit të portierëve dhe Enes Qaili, që do të punoj si trajner kondicional.

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Qaili është një emër i njohur për opinionin sportiv në vend, pasi edhe më parë kishte bërë të njëjtën gjë te FC Shkupi, madje duke qenë edhe pjesë e stafit teknik të Goce Sedlloskit, kur ishin shpallur kampion, ndërsa sa i përket trajnerit të ri të portierëve, Ümit Sahin, e gjithë karriera e tij është e lidhur ngushtë me Gjermaninë.

Ai për 9 vite të plota kishte qenë trajner i portierëve te skuadra e Stuttgart Kickers, aty ku kishte punuar me shumë trajner të njohur, përfshirë këtu edhe turkun Mustafa Ünal.

Kujtojmë, pjesë e stafit të trajnerit Erdem Alparslan, janë edhe Minas Osmani, Emre Inan dhe Ferid Veseli. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply