Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve, tashmë janë ndarë edhe vazot për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës 2026.
Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Cyrih të Zvicrës, derisa Shqipëria dhe Maqedonia janë pozicionuar në vazon 3.
Kjo don të thotë se këto dy përfaqësuese nuk do të mund të luajnë njëra kundër tjetrës, por gjithsesi se mund të luajnë ndaj përfaqësueses së Kosovës, që ndodhet në vazon 4.
Më poshtë keni të gjitha 5 vazot e ekipeve përfaqësuese, që mezi presin shortin e 13 dhjetorit, kur edhe do të mësojnë kundërshtarët e tyre.
Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka, Austria.
Vazo 2: Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Serbia, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Çekia.
Vazo 3: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Skocia, Sllovenia, Irlanda, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kosova, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.