Kosova mundi Lituaninë në Kaunas, barazohet me pikë me Rumaninë!

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore 2-1 përballë Lituanisë, në ndeshjen e luajtur në Kaunas, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Goli i parë erdhi në minutën e 20-të me firmën e Edon Zhegrovës, i asistuar nga Muslija, derisa goli i dytë erdhi në minutën e 65-të, me autorë Ermal Krasniqi.

Vendasit ngushtuan diferencën në minutën e 84-të me anë të Golubickas, pas një gabimi të portierit Shaipi, i cili në këtë sfidë luajti në vend të Aro Muriç.

Me këtë fitore, Kosova ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të martën në “Fadil Vokrri” kundër Qipros. (infOSport.mk)

Leave a Reply