Kombëtarja U-21 e Shqipërisë, trajneri Bushi fton edhe lojtarin e Panathinaikos

Shqipëria U-21 po përgatitet për ndeshjen e fundit kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Armenisë U-21, që do të luhet me datë 15 tetor në stadiumin “Air Albania”, me fillim në ora 18:00.

Përgatitjet kanë nisur që të hënën dhe seancat stërvitore janë zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit shqiptarë”.

Për sfidën ndaj Armenisë, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë edhe mesfushorin Leandro Frroku.

Futbollisti i Panathinaikos do të bashkohet sot me ekipin dhe do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Bushi.

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të mbyllë përgatitjet të hënën për duelin ndaj Armenisë.

Leave a Reply