Përfaqësuesja e Maqedonisë nisi përgatitjet për ndeshjet e tetorit

Maqedonia ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës të edicionit të ri të Ligës së Kombeve me shumë entuziazëm dhe përkushtim.

Futbollistët më të mirë të vendit sot kishin grumbullimin e parë për dy ndeshjet e tetorit, që do ti zhvillojnë në transfertë. Për shkak të dëmtimit, pjesë e këtij grumbullimi nuk ishte Aleksandar Trajkovski, i cili nuk do të mund të ndihmoj ekipin në të dyja ndeshjet.

Ekipi përfaqësues të martën në mëngjes do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore dhe më pas pasdite do të niset për në Letoni.

Ndeshjen kundër letonezëve, futbollistët më të mirë të vendit do ta zhvillojnë me 10 tetor në Riga, ndërsa tre ditë më vonë, sërish në transfertë do të përballen me Armeninë.

Kujtojmë pas dy xhirove të para në kuadër të Grupit C4, Maqedonia numëron 4 pikë, duke lënë pas vetes dy kundërshtarët e rradhës, Letoninë dhe Armeninë, që kanë nga 3 pikë, ndërsa me vetëm 1 pikë në pozitën e fundit renditen Ishujt Faroe.

 

Leave a Reply