Ardian Ismajli po shkëlqen në Itali, zgjidhet në formacionin e javës në Serie A!

Ardian Ismajli duket se po luan ndeshjet më të mira në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, pas super paraqitjeve me fanellën “kuqezi” në ndeshjet e shtatorit, të njëjtën gjë po e bënë edhe në Serie A me fanellën e Empolit, duke u shndërruar në një lider të padiksutueshëm.

27-vjeçari në sfidën e fundit ndaj Kaljarit ishte njëri ndër më të mirët në fushën e lojës, duke siguruar një vend për në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Ismajli vendoset përkrah emrave të njohur që luajnë në Serie A, duke vendosur emrin e tij në vijën e mbrojtjes.

Nota e tij 8.31 e bënë më të mirin e javës së 5-të, duke lënë pas vetes edhe emra si Dybala, Reijnders, apo edhe Di Marko.

 

Leave a Reply