Java 6 dhuron super derbin, Struga Trim Lum-FC Shkupi

Java e 6-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet në vetëm një ditë, edhe atë të dielën. E gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në qytetin e bukur turistik, por që tashmë mban edhe epitetin e qytetit kampion në futboll, në Strugë, aty ku do të jemi dëshmitarë të përballjes midis kampionëve në fuqi të Struga Trim Lum dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat në këtë përballje vijnë pas barazimeve paraprake

Këto ndeshje gjithnjë kanë dhuruar futboll mjaft të mirë dhe shumë gola, ndërsa më së miri këtë e dëshmojnë edhe 10 ndeshjet e fundit, ku vetëm njëra prej tyre kishte përfunduar pa gola.

Shkëndija shihet si favorit absolut përballë Voska Sport të Seit Kreka-s, teksa mjaft paqartësi pritet të ketë në ndeshjen në Kratovë, aty ku mejdanin do ta ndajnë Sileksi dhe Gostivari.

Besa e Dobërdollit me Burim Sadikun si kryetrajner i përkohshëm do të mirëpret Pelisterin. Skuadra nga Dobërdolli do të synojë rikthimin te fitorja në kampionat dhe ndaj manastirasve nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve.

Tikveshi ka mundësinë të këndellet përballë Vardarit në Kavadar, ndërkohë Rabotniçki për të vazhduar “luftën” në distancë me Shkëndijën për pozitën e parë.

“Romantikët” si vendas do të përballen me AP Brera. (infOSport.mk)

LPFMV, Java 6

Struga Trim Lum E diel, 15:00h FC Shkupi
Shkëndija E diel, 15:00h Voska Sport
Besa Dobërdoll E diel, 15:00h Pelisteri
Sileksi E diel, 15:00h Gostivari
Tikveshi E diel, 15:00h Vardari
Rabotniçki E diel, 15:00h AP Brera

Leave a Reply