4 futbollistë të Shkëndijës pjesë e Maqedonisë U21, për herë të parë ftohet edhe Meliqi

Katër futbollistë të Shkëndijës, janë ftuar në përbërjen e Përfaqësueses U-21 të Maqedonisë së Veriut për ndeshjet kualifikuese kundër Holandës dhe Gjibraltarit, përcjellë “infOSport.mk”.

Seleksionuesi Dragan Kanatllarovski nga rradhët e skuadrës tetovare, ka përfshirë në listë Reshat Ramadanin, Vane Krstevskin, Fiton Ademin dhe Anes Meliqin, me këtë të fundit që për herë të parë është ftuar në përbërjen e U-21.

Maqedonia U-21 do të përballet me Holandën më 5 shtator 2024, me fillim në orën 20:00, në ndeshjen që do të zhvillohet në Almere, ndërkohë ndeshja e dytë kundër Gjibraltarit në program është me datë 9 shtator me fillim në ora 13:00.

Edhe këtë ndeshje të besuarit e Kanatllarovskit do ta zhvillojnë si mysafir.

Leave a Reply