Omeragiq: Në Çair na pret një atmosferë e zjarrtë

Ish sulmuesi i FC Shkupit, tashmë pjesë e Vardarit, Azer Omeragiq, ka folur në prag të derbit të madh të së dielës midis dy skuadrave shkupjane. Ndeshja midis dy njohësve të vjetër do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, aty ku gjithnjë atmosfera është shumë e zjarrtë.

Një gjë të tillë e dinë edhe vetë Omeragiq, pasi edhe ai për gjatë vitit 2022 ishte pjesë e FC Shkupit, me të cilën skuadër madje edhe arriti të shpallet kampion.

“Do të japim gjithçka nga vetja për të arritur tek rezultati pozitiv. Besoj se do të jetë një atmosferë të zjarrtë, do të vijnë shumë tifoz të ekipit kundërshtarë, mirëpo kjo me siguri se do të jetë një motiv shtesë që neve të fitojmë kundër FC Shkupit” – është shprehur Azer Omeragiq, ndryshe djali i Masar Omeragiq, një ish lojtari të FC Shkupit, që ishte pjesë e asaj gjenerate të artë në fund të viteve të 90-ta dhe fillimin e vitit 2000.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Vardarit të dielën në stadiumin e Çairit, do të startojë në ora 16:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Aleksandar Stavrev. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply