Biletat për Maqedoni-Armeni në Ligën e Kombeve, 200 dhe 400 denarë

Në seancën e Bordit drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbajtur më datë 21 gusht, ndër të tjera u morën këto vendime:

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë mori vendim për çmimin e biletave për ndeshjen e përfaqësueses së Maqedonisë kundër Armenisë nga cikli në Ligën e Kombeve më 10 shtator në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.

Çmimi për një biletë për ndeshjen në fjalë është 200 denarë (tribuna lindore dhe perëndimore) dhe 400 denarë (tribuna jugore dhe veriore). 1500 denarë është çmimi për hyrje në zonën VIP në tribunën veriore të Arenës Kombëtare “Todor Proeski”.

Shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Armeni do të organizohet ekskluzivisht përmes rrjetit të shitjes së MKTickets.

K.D i FFM-së miratoi predispozitat garuese në kategoritë e reja për sezonin garues 2024/25;

K.D solli vendim për themelimin e një kursi të ri të UEFA-s në kuadër të kurseve arsimore për marrjen e diplomave të UEFA-s të organizuara nga Qendra Edukative e FFM-së – Uefa Fitnes A Diploma.

Vendimi është marrë pas një viti përgatitjeje, pjesëmarrje në dy seminare të organizuara nga UEFA, përgatitje të dokumenteve specifike të ndërlidhura në komunikim të ngushtë me mentorët e caktuar të UEFA-s, e ku si rezultat është marrë miratimi i UEFA-s për ngritjen e kursit të përmendur. I njëjti është planifikuar të startojë gjatë vjeshtës së ardhshme, ndërsa më shumë informacione do të pasojnë në periudhën e ardhshme.

Leave a Reply