Voska Sport shumë aktive në treg, bënë për vete edhe nigerianin Dadet

Voska Sport vazhdon të jetë aktive në treg, teksa së fundmi kjo skuadër për vete ka bërë edhe nigerianin, Amos Dadet.

Për mbrojtësin 24-vjeçar, i cili mund të luaj edhe si mesfushor i fundit, do të jetë kjo hera e dytë që do të luaj në elitën e futbollit tonë vendor, kjo pasi i njëjti në sezonin 2022/23 luante me Pobedën e Prilepit.

Pasoi një transferim në Egjipt te skuadra e Aswan FC, derisa së fundmi Dadet luante në Irak, me fanellën e skuadrës së Al-Zawraa SC.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, Dadet përveç në vendlindjen e tij, në Nigeri, kishte luajtur edhe në Slloveni, me skuadrën e NK Krsko. (infOSport.mk)

Leave a Reply