Keidi Bare bëhet me skuadër të re, por mbetet sërish në Spanjë

Keidi Barë ka ndërruar skuadër, mirëpo jo edhe kampionat. Mesfushori shqiptarë, i cili së fundmi ishte pjesë e Espanjoll në La Liga 2, do vazhdojë të mbetet pjesë e kësaj lige, këtë herë duke mbrojtur ngjyrat e Real Zaragoza.

Mesfushorit të Kombëtares shqiptare i përfundoi kontrata me Espanjoll dhe palët zgjodhën të mos zgjasnin bashkëpunimin, edhe pse Bare ishte pjesë e suksesit të skuadrës nga “Monzhuik”, që u rikthye sërish në elitën e futbollit spanjoll.

Te Real Zaragoza e shohin Baren si përforcimin ideal për objektivin e rikthimit në La Liga, aty ku kjo skuadër tashmë mungon plotë 11 vite. (infOSport.mk)

Leave a Reply