Dueli i fundit miqësor para sfidës së Ligës së Kampionëve, Struga Trim Lum sfidohet nga Llapi

Struga Trim Lum prej ditësh po stërvitet në Strugë, ku kampionët e vendit kanë zhvilluar edhe minifazën përgatitore për pjesëmarrjen e dytë rradhazi në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Gjatë kësaj periudhe kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, ku trajneri Qatip Osmani ka parë për së afërmi gjendjen e të gjithë lotjarëve, përfshirë këtu edhe blerjet e reja, me përjashtim të Stefan Spirovskit.

Ditën e sotme ekipi strugan do të luajë ndeshjen e fundit para sfidës me Sllovan Bratisllava. Kundërshtarë i tyre do të jetë ekipi i KF Llapit nga Kosova. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ohër, me fillim në ora 18:00.

Ndërkohë menjëherë pas kësaj sfide Struga Trim Lum, gjithë fokusin do ta ketë te dueli kundër kampionëve sllovak.

Kujtojmë, ndeshjen e parë kundër Sllovan Bratisllava, kampionët e Struga Trim Lum do ta zhvillojnë në transfertë me datë 10 korrik, me fillim në ora 19:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply