Doriev shpallet lojtari më i mirë i muajit Maj në Uzbekistan

Ish futbollisti i Shkëndijës, Lupçe Doriev, vazhdon të shkëlqejë në Uzbekistan me fanellën e skuadrës elitare të Sogdiana, shkruan “infOSport.mk”. Falë performancës së tij, por mbi të gjitha edhe golave të shënuar, Doriev është shpallur futbollisti më i mirë i muajit maj.

Ai shkëlqeu në këtë muaj, duke realizuar 7 gola nga gjithsej 9 gola që ka shënuar në 12 ndeshjet e deritanishme në kampionat.

Aktualisht Doriev udhëheq listën e golashënuesve në elitën e futbollit uzbekistanez para gjeorgjianit, Toma Tabatadze, që mbron ngjyrat e skuadrës së Navbahor Namangan. (infOSport.mk)

Leave a Reply