Struga Trim Lum përforcimin e skuadrës e nisi nga porta! Prezantojnë boshnjakun, Dujmoviç

Përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, kampionët e Struga Trim Lum e nisin nga porta, shkruan “infOSport.mk”.

Filip Dujmoviç është gardiani i ri, me të cilin skuadra kampione e vendit tonë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Dujmoviç te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e skuadrës së njohur boshnjake të Zheljezniçar, nga e cila skuadër në vitin 2018-të kishte bërë transferimin e parë jashtë vendlindjes së tij, duke u bashkuar me ekipin U21 të Adana Demirspor nga Turqia.

Pas një viti e gjysmë i njëjti sërish u rikthye në Bosnje, duke nënshkruar me Mladost Kakanj, ndërsa gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Serbi (Spartak, Radniçki Nish) dhe Rumani (FC Dinamo).

Dujmoviç është i gjatë 191 cm, ndërsa i njëjti pritet të ngrit konkurrencën te struganët, kur është në pyetje porta.

Vlen të theksohet se Dujmoviç ka qenë gjithashtu edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Bosnje e Hercegovinës.

Leave a Reply