Mentor Mazrekaj një futbollistë i lirë

Mentor Mazrekaj nuk është më pjesë e Struga Trim Lum. Të njëjtit i përfundon kontrata, ndërsa e njëjta nuk është vazhduar, siç njoftojnë nga klubi strugan,  ashtu që tashmë mesfushori kosovar është i lirë për të gjetur një mjedis të ri.

Mazrekaj skuadrës kampione të Struga Trim Lum iu bashkua verën e vitit të kaluar, duke qenë pjesë edhe e ndeshjeve europiane, aty ku kjo skuadër arriti të luajë deri në fazën “play-off” të Liga Europa, ndërsa gjithashtu kontribuoi edhe në ndeshjet kampionale, aty ku skuadra strugane u shpall sërish kampione.

Mazrekaj me fanellën e Struga Trim Lum zhvilloi gjithsej 34 ndeshje, 26 prej të cilëve në kampionat, aty ku regjistroi edhe 2 gola dhe 1 asistim.

Leave a Reply