Besart Krivanjeva flet në prag të takimit me Vardarin

Mbrojtësi i Struga Trim Lum, Besart Krivanjeva ka folur në prag të takimit me Vardarin, ndeshje kjo që në program është të dielën në Shkup. Për shkupjanin ndeshjet me Vardarin gjithnjë janë më ndryshe, kjo edhe për shkak rivalitetit që kishte në kohën kur i njëjti lunate me FC Shkupin.

“Ndeshjet me Vardarin gjithnjë janë më ndryshe, sidomos për mua. Shumica prej futbollistëve futen me shumë entuziazëm dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën. Besoj se kështu do të jetë edhe në ndeshjen e rradhës kundër tyre. Nuk duhet të na gënjej pozita e tyre momentale, pasi mendoj se siç janë pikët të vlefshme për titullin e kampionit, ashtu janë të vlefshme edhe për mbijetesë. Mirëpo neve jemi Struga Trim Lum, jemi kampionët në fuqi, jemi lider dhe si të tillë do të qasemi edhe në fushën e blertë për të dëshmuar se për momentin jemi më të mirë se ata.” – u shpreh Besart Krivanjeva.

Një ndër titullarët më të spikatur te skuadra strugane, të dielën kundër Vardarit pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 16-të dhe vetëm të dytën me fanellën e Struga Trim Lum, pasi i njëjti kishte munguar në atë fitore 4:0 në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Strugë. (infOSport.mk)

Leave a Reply