Sezonin 2021/22 luante për Shkupin, ndërsa në pranverë do veshë fanellën e Vardarit!

Vardari, skuadër kjo që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e fundit në Ligën e Parë, po tregohet shumë aktive në merkato, teksa gjatë ditës së sotme prezantuan edhe përforcimin e tyre të pestë, njofton “infOSport.mk”.

Pjesë e “kuqezinjëve” në pjesën pranverore do të jetë Aleksandar Gjurkovski, i cili pikërisht te kjo skuadër ishte formuar si futbollistë, duke arritur që të depërtojë edhe në ekipin e parë gjatë sezonit 2020/21, që më pas të transferohet te FC Shkupi.

Pasi te skuadra “bardheblu” nga Çairi nuk arriti të gjejë mjaft hapësirë, i njëjti u huazua te skuadra e Tikveshit, skuadër kjo që më pas verën e vitit 2022 vendosi ta blejë kartonin e tij.

Gjurkovski me Tikveshin regjistroi gjithsej 28 ndeshje, mirëpo vetëm një gjatë pjesës së parë të këtij edicioni, gjë kjo që e shtyu të njëjtin për tu rikthyer në vendlindje te skuadra amë e Vardarit.

Kujtojmë, “kuqezinjtë” nga Shkupi, deri më tani kanë angazhuar edhe 4 emra të tjerë, si Luka Shushnjara, Marjan Altiparmakovski, Dejan Gjuriq dhe Mustafa Mujezinoviq. Ky i fundit te Vardari do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Gostivarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply