Qyteti i Shkupit ditë më parë shpalli sportistët më të mirë të vitit, ku bënte pjesë vetëm emri i mundësit të Lirisë, Besir Alili, ndërsa gjatë ditës së sotme, ata kanë ndarë edhe mjetet financiare për klubet sportive që gravitojnë në kryeqendrën tonë.
Edhe pse zyrtarisht në faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit nuk kanë bërë publike klubet dhe shumat që janë ndarë për të njëjtat, jo zyrtarisht mësojmë se më së miri ka kalauar KF Vardari, aktualisht skuadra e fundit në renditje në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
KF Vardari që ndodhet në një krizë të thellë financiare, thuhet se ka përfituar plotë 12 milion denarë, apo pak më shumë se 195 mijë euro.
Si duket nga qyteti i Shkupit, kanë konsideruar Vardarin kampion, mirëpo duke kthyer tabelën e klasifikimit nga mbrapa, nga vendi i fundit!!!.
Mbetet të konfirmohet një gjë e tillë, qoftë përmes faqes zyrtare të Vardarit, apo edhe të Qytetit të Shkupit, që gjithashtu jo zyrtarisht me 6 milion denarë kanë shpërblyer edhe KH Vardar, që gjithashtu nuk është se ka bërë ndonjë rezultat të jashtëzakonshëm brenda këtij viti, derisa aktualisht ndodhen në pozitën e tretë në renditjen tabelare në elitën e hendbollit vendor, pas Pelisterit dhe KH Alkaloid, që gjithashtu është nga Shkupi.
Nga KH Vardar, ndihmën financiare nga Qyteti i Shkupit, e kanë konfirmuar përmes faqes së tyre zyrtare, ku haptaz kanë falënderuar këta të fundit, mirëpo duke mos precizuar shumën e ndarë në arkat e tyre. (infOSport.mk)