Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka publikuar listën e 23 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e Kosovës kundër Islandës.
“Mendoj që jemi në një fazë më të mirë se më herët. Pres lojë të mirë nga lojtarët dhe besoj që do të kemi përformanca më të mira në krahasim me ndeshjet e mëparshme”, ka thënë Bunjaki.
“Mendoj që edhe tifozët janë të rëndësishëm për ne, sepse ‘Dardanët’ janë tifozët më të mirë në botë”, ka shtuar më tej trajneri.
Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Islandës me 24 mars, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke filluar nga ora 20:45.