Ujkan Muça është futbollisti më i ri i Voska Sport. Sulmuesi i talentuar dibran te skuadra nga Ohri vjen nga rradhët e skuadrës rivale të Gostivarit, me të cilën Voska Sport gjatë pranverës do të zhvillojë një luftë të fortë për dy pozitat e para në Ligën e Dytë, e që sigurojnë kualifikimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.
Ndryshe Ujkan Muça është një produkt i Korabit, ndërsa si kadetë ai ishte transferuar te Akademia Pandev, ku kishte kaluar për dy vite e gjysmë. Ai gjithashtu për një periudhë të shkurtë kishte luajtur edhe me ekipin e të rinjëve të Shkëndijës, ndërsa kishte qenë edhe pjesë e një kampi stërvitor të skuadrës së njohur zviceriane të Cyrihut.
Ujkan Muça bëhet emri i 5-të i ri në rradhët e Voska Sport gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit, pas portierit Hadis Velii, mesfushorit Ermedin Adem, mesfushorit difenziv Arion Ziba (i huazuar nga Struga Trim Lum) dhe sulmuesit Fiton Ademi. (infOSport.mk)