Pas 13 vitesh, Skënderbeu largohet nga Superliga shqiptare

Pas 13-vitesh të kaluara në Superligën shqiptare dhe mes sukseseve të njëpasnjëshme, është mbyllur ciikli i skuadrës së Skënderbeut nga Korça.

Pas barazimit të djeshëm ndaj Dinamos, skuadra korçare, ka prerë përfundimisht “biletën” për në Kategorinë e Parë.

Hera e fundit që “bardhekuqtë” nuk ishin pjesë e elitës, ishte sezoni 2008-2009.

Që nga sezoni 2009/2010 ata luajtën një rol të rëndësishëm në futbollin shqiptarë, duke u shpallur plotë 7 herë kampion, ndërsa me shumë sukses prezantuan Shqipërinë edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa, ku në dy raste arritën të luajnë edhe në grupet e këtij kompeticioni.

Kujtojmë pjesë e skuadrës së Skënderbeut brenda gjithë këtyre viteve kanë qenë edhe disa futbollistë nga Maqedonia, përfshirë këtu edhe portierin aktual, Bekim Rexhepi. (infOSport.mk)

Leave a Reply