FIFA gjobit FSHF-në për sjelljen e tifozëve, mbyllet një pjesë e stadiumit për ndeshjen ndaj Serbisë!

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes “diskriminuese” të tifozëve kuqezi gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më datë 24 mars të këtij viti.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s, e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si dhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e rradhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.

Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit.

Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.

Leave a Reply