Bajerni në telashe para sfidës ndaj Interit në “Champions”, dëmtohet Musiala!

Nuk kanë fund telashet te skuadra e Bajern Munih. Jamal Musiala, është futbollisti i radhës që është dëmtuar te skuadra gjermane, që është në rrugë të mirë për të rikthyer titullin kampion në Munih.

Ylli i “bavarezëve:, u detyrua të linte fushën nën shoqërimin e mjekëve, për shkak të një dëmtimi në dukje serioz, në duelin e mbrëmjes së kaluar ndaj Augsburgut, në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të në Bundesligë.

Kujtojmë që më herët në listën e dëmtimeve bëjnë pjesë edhe Upamecano, Koman, Dejvis dhe portieri Nojer.

Por duket se dëmtimi i Musialës do t’i hapë shumë telashe gjermanëve, të cilët në mesjavë do të përballen me Interin, në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet në “Allianc Arena” në Munih.

 

Leave a Reply