Struga Trim Lum prej dje është akomoduar në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve. Me të arritur në Antalia, trajneri Qatip Osmani ka filluar me zbatimin e plan-programit të stërvitjeve, e ku theks të veçantë po i jep aspektit fizik dhe tekniko taktik.
Ndërkohë ekipi e sheh veten gati edhe për kontrolluesen e parë, që do ta zhvillojnë nesër (e hënë) kundër hungarezëve të Debrecen.
Është kjo ndeshja e parë nga gjithsej 5 që ka caktuar skuadra kampione e vendit në kuadër të këtyre përgatitjeve në Antalia, aty ku Struga Trim Lum do të qëndrojë deri me datë 01 shkurt.
Ndeshja Struga Trim Lum – Debrecen do të zhvillohet në “Emirhan Sports Center” në Antalia me fillim në ora 13:00 sipas kohës tonë lokale, ndërsa 15:00 më orën turke.