Lidhjet Komunale futbollistike vazhdojnë me mbledhjet e tyre të njëpasnjëshme, teksa e rradhës që mbrëmë bëri një gjë të tillë, ishte Lidhja Komunale e Manastirit.
Edhe kjo e fundit, si edhe ajo e Gostivarit, Shkupit dhe Strugës, i dha përkrahje të plotë presidentit aktual, Masar Omeragiq për kandidaturën e tij, që do të ndodh me 15 mars.
Kujtojmë, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, Masar Omeragiq, ishte votuar unanimisht për Kryetar të ri të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa i njëjti në Kuvendin e rregullt që do të mbahet në muajin mars, pritet që të marrë mandatin e ri katërvjeçarë. (infOSport.mk)