Super lajm nga Turqia, FC Shkupi U11 kalon grupet në turneun në Kushadasi

Një super lajm na vjen nga Turqia, aty ku djelmoshat e ri të FC Shkupit të udhëhequr nga Alisa Vishi, në konkurrencë të skuadrave të mëdha turke arritën të sigurojnë një vend për në fazën e dytë, atë eliminuese, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi që ishte në grup të njëjtë me Fenerbahçen, Menemenspor, Bandirmagücü dhe Smyrana Atletik, ja arriti qëllimit që të zë vendin e dytë në grup me 7 pikë, derisa Fenerbahçe u ndal në pozitën e parë me 12 pikë.

__________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Pas disfatës 0:3 nga gjigandët e Fenerbahçes, djelmoshat e ri të FC Shkupit mundën ekipin e Menemenspor (2:1) dhe Bandirmagücü (4:0), derisa barazuan 1:1 me Smyrana Atletik.

Dy fitore, një barazim dhe një disfatë, u mundësoi atyre kualifikimin për në ndeshjet çerekfinale, aty ku do të luajnë edhe Galatasaray, Fenerbahçe, Menemenspor, Goztepe, Bashakshehir, Altay dhe Bursaspor.

Mbetet të shihet se kush do të jetë kundërshtari i FC Shkupit në këtë fazë, derisa i kënaqur me këtë arritje është ndarë edhe trajneri Alisa Vishi: “Për ne si skuadër që për herë të parë po marrim pjesë në një turne kaq të fuqishëm, është shumë me rëndëi kalimi në fazën eliminuese. Vërtetë nuk e kemi pritur një gjë të tillë, mirëpo falë talentëve që kemi në skuadër në fund i’a dolëm. Jemi shumë krenar me këtë arritje, pavarësisht rezultatit, apo rezultateve në vijim”. (infOSport.mk)

Leave a Reply