Shkëndija para udhëtimit për në Turqi, cakton dy miqësore me ekipet vendore

Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht ka kompletuar planifikimin e ndeshjeve testuese në kuadër të fazës përgatitore për pjesën pranverore të sezonit.

Ndeshjen e parë kontrolluese të besuarit e Jeton Beqirit, do ta zhvillojnë të premtën e 17 janarit kundër FK Bellasica në Strumicë, ndërsa 5 ditë më vonë në Kavadar do të masin forcat me ekipin e Tikveshit.

Njëherit këto do të jenë dy ndeshjet testuese për ekipin “kuqezi”, që nga data

25 janar deri më 8 shkurt do të transferohet në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.

Në tokën turke, Shkëndija do të zhvillojë katër ndeshje kontrolluese kundër kundërshtarëve ndërkombëtarë, duke përfshirë ekipe nga Kazakistani, Ukraina dhe Austria.

Ndeshjet kontrolluese të Shkëndijës në prag të stinorit pranveror:
KF Shkëndija vs FK Belasica – 17.01.2025, Strumicë
KF Shkëndija vs FK Tikvesh – 22.01.2025, Kavadar
KF Shkëndija vs Yelimay Semey (Kazakistan) – 26.01.2025, Antalia
KF Shkëndija vs Zorya Lugansk (Ukrainë) – 30.01.2025, Antalia
KF Shkëndija vs SKN St. Pölten (Austri) – 03.02.2025, Antalia
KF Shkëndija vs Dynamo Kyiv (Ukrainë) – 06.02.2025, Antalia

Leave a Reply