Pasi Kyle Walker njoftoi largimin e tij nga Mançester Siti, dhe preferonte një kalim te Milani, në fund në skenë ka dalë edhe Real Madridi, që ka shfaqur interesim për shërbimet e anglezit.
“Madrilenët” konsiderojnë, se pikërisht Walker mund të jetë zgjidhja për krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku për një kohë të gjatë do të mungojë Dani Carvajal. Ata besojnë se pikërisht një lojtar i kalibrit si Walker mund të mbulojë dëmtimin afatgjatë të spanjollit Carvajal.
Megjithatë Reali i Madridit nuk dëshiron të blejë kartonin e anglezit, Walker, duke tentuar që ta huazojë atë në “Bernabeu”, derisa te Milani ai do të transferohej si transfer i plotë.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja përfundimtare e vetë futbollistit, i cili te Mançester Siti kishte një pagë vjetore prej 11 milion euro. (infOSport.mk)