KF Besa e Dobërdollit cakton miqësoret e para, nga 28 janari zhvendosen në Ohër

KF Besa e Dobërdollit nën drejtimin e trajnerit të ri Gorazd Mihajllov, vazhdon përgatitjet në prag të stinorit pranveror, edhe pse të njëjtat po zhvillohen në kushte jo adekuate. Kjo me siguri vlen për të gjitha ekipet e vendit tonë, kjo për shkak të dëborës që kaploi këtyre ditëve vendin tonë.

Megjithatë puna vazhdon te Besa e Dobërdollit, skuadër kjo që tashmë ka caktuar edhe miqësoret e para.

Siç mëson “infOSport.mk”, skuadra nga Dobërdolli me 22 janar do të përballet me KF Arsimin nga Çegrani, ndërsa 4 ditë më vonë ata do të masin forcat edhe me skuadrën e Skopjes.

Nga 28 janari, KF Besa e Dobërdollit do të vijoj me përgatitje në Ohër, aty ku gjithashtu kanë paraparë të zhvillojnë edhe tre ndeshje tjera.

Pra, gjithsej 5-6 ndeshje do të ketë në dispozicion trajneri i ri Gorazd Mihajllov, që pritet të nxjerrë më të mirën nga ekipi, që në pranverë do të duhet të luftojë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

Kujtojmë, skuadra nga Dobërdolli deri më tani ka angazhuar ish sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës, Shefit Shefiti, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që skuadrës deri në fundin e merkatos ti bashkohen edhe 3-4 emra tjerë të rinj. (infOSport.mk)

Leave a Reply