Pelisteri gjatë ditës së sotme prezantoi mesfushorin rus, Zakhar Tarasenko, ndërsa burime të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se skuadra nga Manastiri ka arritur marrëveshje edhe me japonezin e Struga Trim Lum, Masaaki Takahara.
Ky i fundit nuk arriti të bind te skuadra kampione e vendit, duke luajtur vetëm 228 minuta gjatë stinorit vjeshtor, ndërsa kjo bëri që edhe vetë futbollisti të kërkoj një mjedis të ri.
Burimet e njëjta pohojnë se Takahara nesër do të udhëtojë drejt Manastirit, për t’iu bashkuar skuadrës së Pelisterit, te e cila do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit.
__________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Kujtojmë, Takahara para se ti bashkohej Struga Trim Lum gjatë verës së kaluar, për një vit të plotë (sezoni 2023/24) luajti me ekipin e Gostivarit, ndërsa Pelisteri bëhet kështu skuadra e tretë nga Maqedonia për të cilën ai do të luaj.
Ndryshe, japonezi 29-vjeçar, përveç në vendlindjen e tij, kishte bërë karrierë edhe në Spanjë dhe Gjermani, duke luajtur për skuadrat e kategorive të ulëta. (infOSport.mk)