Zidan Tairi, futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari, mund të veshë fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë 17-vjeçar që aktualisht luan me të rinjët e skuadrës së njohur gjermane të Hofenhajmit, ndërsa njëkohësisht është edhe pjesë e përfaqësueses U18 të Zvicrës.
__________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Ndryshe, Tairi ka lindur në Zvicër, teksa hapat e parë me futbollin i kishte bërë në qytetin e tij të lindjes, Cyrih, nga e cila skuadër verën e vitit 2023, në moshë 16-vjeçare ishte transferuar te gjermanët e Hofenhajm U19.
Ai me këtë skuadër në 13 ndeshje kampionale ka realizuar 4 gola, ndërsa një gol tjetër ka realizuar në 4 ndeshje të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rinj.