Igor Aleksovski firmos kontratë të re me Rabotniçkin

Portieri Igor Aleksovski ka nënshkruar kontratë të re me Rabotniçkin, me të cilën skuadër në vjeshtë bënë një super paraqitje, duke u ndalur në fund në pozitën e parë në renditje, bashkë edhe me Sileksin dhe Shkëndijën.

Vetëm 8 golat e pranuar në 18 ndeshje, ishin arsyeja më e fuqishme që palët të vazhdojnë bashkëpunimin.

__________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Me bazë të marrëveshjes së re, Aleksovski te Rabotniçki do të qëndrojë deri në fund të sezonit aktual, në të cilin “romantikët” do të tentojnë titullin kampion, apo edhe të paktën daljen në Europë pas shumë vitesh.

Kujtojmë, Aleksovski pjesë e Rabotniçkit është që nga vera e vitit 2022, duke regjistruar plotë 79 ndeshje.

Ndryshe në futbollin tonë vendor, Aleksovski kishte mbrojtur edhe portën e FC Shkupit, Renovës, Vardarit, Makedonija Gj.P dhe Bellasicës. (infOSport.mk)

Leave a Reply