Vazhdon të rritet numri i futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia, që preferojnë të luajnë në futbollin kosovar. Pas Artan Iljazit të FC Shkupit që pranoi ofertën e Ballkanit, një tjetër futbollistë që do të luaj në Kosovë, është Merdian Ramadani, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Skopjes në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.
Siç mëson “infOSport.mk”, shkupjani i formuar si futbollist te skuadra e FC Shkupit, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Fushë Kosovës, që garon në Raiffeisen Ligën e Parë – “Grupi B”.
__________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Te Fushë Kosova, Ramadani do të gjejë trajner Emin Bajramin, një emër i njohur në futbollin kosovar, aty ku shkupjani do të luaj për herë të dytë, pasi më parë kishte veshur edhe fanellën e FC Kek-ut.
Karrierën e tij e kishte nisur me FC Shkupin, aty ku kishte kaluar 4 vite të plota, ndërsa vetëm pas 6 muajve të kaluar te Nju Star, Ramadani, fillimin e vitit 2021 bëri hapin e madh në karrierë, duke nënshkruar me Ankaraguxhu U19, për të vijuar më pas me FC Kek-un në Kosovë, ndërsa së fundmi kishte luajtur në vendlindjen e tij me Lokomotivën dhe FK Skopjen.
Burimet e “infOSport.mk” thonë se Ramadani me fanellën e skuadrës së tij të re, Fushë Kosovës pritet të prezantohet ditët e para të javës që vjen. (infOSport.mk)