Kampionët e Futsal Forca angazhojnë lojtarin e Futsal Shkupit, Artan Junuzi

Futsal Club Forca ka bërë goditjen e parë në merkato, duke sjellë në rradhët e veta një super përforcim në prag të sezonit të ri, e ku synim kryesor do të ketë sërish titullin e kampionit.

Emër i ri në rradhët e skuadrës nga Karadaku, është Artan Junuzi, që njëherit mbron edhe ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë në futsal.

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Artani është një lojtar i kompletuar i lojës së futbollit të vogël. Ai posedon një të majtë të rrëzikshme, goditje të fuqishme, shpejtësi dhe teknik të jashtëzakonshme.

Ai te Futsal Club Forca vjen nga rivali i madh i Futsal Shkupit, ndërsa pa dyshim se do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin kampion të vendit edhe në ndeshjet evropiane të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, Artan Junuzi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në klube si Karadaku, Futsal Vjosa dhe së fundmi Futsal Shkupi. (infOSport.mk)

Leave a Reply