Emir Aliu pasi i dha fund aventurës së tij me Shkëndijën e Haraçinës, i njëjti aktualisht po rishikon ofertat e arritura në adresë të tij, e që i ka me bollëk.
Burime të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Skopje dhe Slloga Vinica, kanë shprehur interesim serioz për sulmuesin shkupjan, i cili gjithashtu po joshet edhe me disa oferta nga Kosova.
__________________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Aliu ishte një ndër golashënuesit më të mirë të Shkëndijës së Haraçinës, duke ndihmuar këtë skuadër që të dalë kampion në Ligën e Tretë-Veri.
Shkupjani gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Korabin, Vardar Forinën, Dritën e Bogovinës, Voska Sportin dhe KF Arsimin. (infOSport.mk)