Yavuz Aygün, edhe zyrtarisht pjesën pranverore do të mbrojë portën e FC Shkupit. Portieri turk me origjinë nga Trabzoni me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa i njëjti ishte prezent edhe në grumbullimin e parë të skuadrës së FC Shkupit.
__________________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
“infOSport.mk” lajmin për transferimin e tij te skuadra shkupjane ua kishte sjellë ekskluzivisht 5 ditë më parë, ndërsa sot i njëjti është konfirmuar edhe nga drejtuesit e FC Shkupit, që më parë kanë transferuar edhe dy mbrojtësit Emir Yazici dhe Xhezair Avduli.
Mirëpo këtu nuk do të jetë fundi i transferimeve të reja te kjo skuadër, pasi siç mëson “infOSport.mk”, ditëve në vijim pritet që atyre të ju bashkohen së paku edhe dy futbollistë të rinj në pjesën ofenzive. (infOSport.mk)