Nuk është vetëm Taleski, Shkëndija ndanë rrugët edhe me një tjetër lojtar!

Te Shkëndija brenda një dite ndodhi që të largohen dy futbollistë. “Kuqezinjtë” nga Tetova përveç ndërprerjes së bashkëpunimit me gardianin Davor Taleski, njoftuan edhe ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Daouda Bamba.

Edhe pse i njëjti ishte paralajmëruar si një përforcim i madh për ekipin tetovar, i njëjti dështoi në tërësi, kjo edhe për shkak problemeve të vazhdueshme me dëmtimet që kishte.

__________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Kështu pohojnë nga tabori i Shkëndijës, drejtuesit e së cilës skuadër bazuar në marrëveshjen paraprake që kanë pasur me futbollistin, në kushte të tilla kanë vendosur që të ndërpresin kontratën para kohe, edhe pse e njëjta ishte valide deri qershorin e vitit 2026.

Bamba largohet nga Shkëndija pa lënë fare gjurmë, ndërsa bazuar në statistikat e tija të fundit, “infOSport.mk”, kishte paralajmëruar një fund të këtillë, që në kohën kur “kuqezinjtë” kishin vendosur ti ofrojnë të njëjtit kontratë profesionale.



LEXO GJITHASHTU:  

Shkëndija lëshon bombën, siguron shërbimet e sulmuesit të Ümraniyespor!


 

Leave a Reply