Mërgim Vojvoda tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij!

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas asaj që raporton gazetari italian, Xhianluka di Marzio, futbollisti “dardan” do të vazhdojë kontratën me Torinon dhe se mungon vetëm zyrtarizimi.

Kontrata e re thuhet se është deri në qershor të vitit 2027.

29-vjeçari Vojvoda te Torino ishte transferuar gjatë vitit 2020, kur për një shumë prej 5 milion eurosh kishte arritur nga skuadra e njohur belge e Standard Liezh.

Ai brenda periudhës 4-vjeçare të kaluar te Torino, ka regjisruar plotë 133 paraqitje, 3 gola dhe 15 asistime.

Leave a Reply