“Infosport.mk” mëson, FC Shkupi javën e parë të vitit 2025 prezanton një lojtar nga Superliga turke!

Drejtuesit e rinj të FC Shkupit, të bindur se shumë shpejtë do të zgjidhin çështjen me FIFA-n, sa i përket një borxhi të pashlyer, ata tashmë po bëjnë planet edhe për transferimet e reja që pritet të ndodhin së shpejti.

Kështu siç mëson eksluzivisht “infOSport.mk”, drejtuesit e rinj të skuadrës nga Çairi në javën e parë të vitit 2025, do të shpalosin një emër “big”, që vjen nga Superliga turke.

Burimi i njëjtë për redaksinë tonë, pohon se CEO i FC Shkupit, Aykut Turan, veçmë ka precizuar detajet në 4 sy me futbollistin në fjalë, dhe se i njëjti në parim ka pranuar kushtet e ofruara.

Kujtojmë, edhe përforcimi i parë zyrtarë për FC Shkupin erdhi nga Turqia, pasi ditë më parë kjo skuadër prezantoi mbrojtësin 22-vjeçar, Emir Yazici, një futbollistë i rritur te skuadra e Trabzonspor, ndërsa gjithashtu vlen të theksohet se nënshkrimet e para profesionale u bënë me disa prej futbollistëve të Akademisë.

Pjesë e ekipit të parë, u bënë Ariton Mehemedi, Andi Ismaili dhe Anes Bajrami. (infOSport.mk)

Leave a Reply