Selta Vigo nderon legjendën me rinovimin e kontratës

Skuadra spanjolle e Selta Vigos në fund të vitit 2025, ka nderuar sulmuesin e saj veteran, legjendën Iago Aspas, duke i rinovuar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2026.

Selta Vigo, që drejtohet nga Marian, në një deklaratë zyrtare sqaroi:

“Një nga ikonat e mëdha të futbollit spanjoll, një legjendë e gjallë për tifozët e Seltas, ka rinovuar për një tjetër vit.”

Në një video emocionuese të realizuar në stadiumin Balaídos, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Jennifer Rueda, dhe tre fëmijët e tyre, 37-vjeçari veteran shpalli vendimin e tij.

https://www.facebook.com/reel/626556553273915

“Çdo kënd i këtij klubi dhe çdo thirrje nga tribuna më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim. Këtu kam përjetuar ditë të paharrueshme, momente gëzimi, festime, dhe ditë dhimbjeje nga të cilat jemi ngritur së bashku. Për mua, kjo është më shumë se futboll, më shumë se një klub. Selta është jeta ime, është shtëpia ime.” – është shpehur Iago Aspas, duke shtuar: “Thonë se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, por atë që ndiej për këto ngjyra do ta mbaj gjithmonë në zemër.”

Leave a Reply