Presidenti Omeragiç dhe Drejtori Sportiv Pandev, takim me seleksionuesin Milevski!

Presidenti i sapozgjedhur i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç dhe Drejtori Sportiv i ekipeve përfaqësuese, Goran Pandev, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me seleksionuesin e përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Ata diskutuan hapur dhe në mënyrë konstruktive për të gjitha aktualitetet dhe temat e rëndësishme që kanë të bëjnë me ekipin “A” të Maqedonisë, por edhe për aspekte të tjera të bashkëpunimit që sapo ka filluar mes Pandev si Drejtor Sportiv i përfaqësueseve dhe seleksionuesit, Milevski.

“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe mbi të gjitha të sinqertë. Presidenti i federatës përsëriti mbështetjen e tij për punën e përfaqësueses së Maqedonisë. Me Goranin ramë dakord që përfaqësuesja të jetë gjithmonë mbi të gjithë ne. Është interes kombëtar dhe do të jetë gjithmonë i pari. Të gjithë duhet të vendosemi në krye të kësaj dhe Maqedonisë. Shpresoj se do të kemi bashkëpunim të mirë në interes të skuadrës, por edhe të të gjithë atyre që e përkrahin përfaqësuesen e Maqedonisë,” –  tha seleksionuesi i përfaqësueses A, Bllagoja Milevski.

“Më vjen mirë që haptazi diskutuam se çfarë mund të jetë më mirë në të ardhmen dhe se së bashku do të përpiqemi të ecim përpara drejt fitoreve të reja”, tha Goran Pandev.

“Së bashku me presidentin Omeragiç, ishte e rëndësishme për ne që të bisedonim hapur me trajnerin për të gjitha temat dhe e falënderoj për mirëkuptimin që ne e konsiderojmë të saktë, që është se si një vend i vogël duhet të mbështetemi në të gjitha forcat në dispozicion dhe futbollistët që kanë. Cilësia duhet të ndihmojë me paraqitjet në ekipin përfaqësues. Sigurisht, nëse e meritojnë. Besoj se i kemi zgjidhur të gjitha çështjet e tilla dhe pres sfida të reja”, – shtoi Goran Pandev.

Si duket Bllagoja Milevski do të jetë i vetmi që do u shpëtojë ndryshimeve tek ekipet përfaqësuese futbollistike të vendit, pasi dje në takimin me gazetarë, Drejtori Sportiv, Goran Pandev, paralajmëroi ndryshimin e gjithë seleksionuesve tek grupmoshat, përfshirë këtu edhe atë U21. (infOSport.mk)

Leave a Reply