Barcelona raportohet se është e interesuar për mbrojtësin e Kristall Pallas, Tyrick Mitchell.
Duke e ditur se reprezentuesi anglez është gati të hyjë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me Pallas, “Sport.es” të martën raporton se shefi i Barcelonës, Deko është duke u përgatitur të nis negociatat me agjentin e lojtarit.
Trajneri i “katalunasve”, Hansi Flik dëshiron të forcojë akoma më shumë repartin e mbrojtjes për pjesën tjetër të sezonit, dhe Mitchell thuhet se është objektiv i “Blaugranave”.
Ndryshe, siç raportohet edhe Totenham dhe Arsenal po monitorojnë lojtarin dhe mund t’i ofrojnë mbrojtësit të Pallas pagë më të lartë se Barcelona.
Mitchell, i cili ka dy paraqitje me Kombëtaren e Anglisë, ka tre asistime në 21 paraqitje këtë sezon të garave në Premierligë me Kristall Pallas.