Dy skuadrat gjigande spanjolle, Barcelona dhe Atletiko Madridi, janë të interesuara për shërbimet e kolumbianit të Liverpullit, Luis Diaz.
Ky i fundit po shkëlqen këtë edicion nën urdhërat e trajnerit Arne Slot te Liverpulli, ashtu që nuk e mendon largimin nga “Enfilld Roud”.
Një gjë të tillë pohon edhe gazetari i “Sky Deutschland”, Florian Plettenberg.
“Pavarësisht shumë thashethemeve, Luis Diaz aktualisht nuk po planifikon largimin nga Liverpull. 27-vjeçari, i cili shënoi dy gola kundër Tottenhamit, ndihet shumë rehat në klub”, – shkruan gazetari gjerman, Plettenberg.
Sulmuesi i krahut, i cili me Liverpullin ka kontratë deri në vitin 2027, thuhet se ka raporte mjaft të mirë me trajnerin Arne Slot, i cili njëherit shihet edhe më meritori për formën e shkëlqyer të kolumbianit këtë sezon.
Diaz në gjithsej 23 ndeshje, ka realizuar 11 gola, 7 prej të cilëve në Premierligë, 3 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në kuadër të Liga Kupës së Anglisë. (infOSport.mk)