Presidenti i FIFA-s, Infantino dërgon telegram urimi për kryetarin e ri të FFM-së, Omeragiç

Pas urimit të dërguar nga numri një i futbollit Europian, Aleksanar Çeferin, një gjë të tillë gjatë ditës së sotme ka bërë edhe Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino.

Në letrën e urimit, njeriu i parë i FIFA-s, thotë se është i bindur për potencialin e futbollit tonë, duke theksuar mbështetjen e Federatës Botërore të Futbollit për “Shtëpinë e Futbollit” tonë.

Më poshtë ju sjellim në tërësi edhe Telegram urimin e Presidentit të FIFA-s, Infantino:


I nderuar President,

Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të sinqerta për zgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Njohuritë dhe lidershipi juaj, pasioni dhe përvoja juaj padyshim do të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e lojës sonë të mrekullueshme në Maqedoni. Të bindur për potencialin e futbollit në vend, mund të mbështeteni në përkrahjen time personale dhe ndihmën e FIFA-s.

Dyert e FIFA-s janë gjithmonë të hapura nëse doni të diskutoni për sportin tonë, zhvillimin e tij dhe promovimin e vlerave të tij.

Ju uroj juve dhe ekipit tuaj shumë fat dhe sukses në të gjitha sfidat përpara, në krijimin dhe dëshmimin e një trashëgimie të qëndrueshme për të ardhmen e futbollit në Maqedoni.

Mezi pres të ju shoh. I nderuar President, ju dërgoj urimet e mia më të mira për shëndet të mirë dhe suksese.

 

Me respekt,

Gianni Infantino

FIFA

Leave a Reply