Monza shkarkon Nestën

Monza ka konfirmuar shkarkimin e Alessandro Nestas. Skuadra e Serie A, e cila po kalon një periudhë të vështirë, shkarkoi Nesta-n pas humbjes 2-1 kundër Juventusit. Klubi e konfirmoi shkarkimin me një deklaratë zyrtare të hënën pasdite:

“AC Monza njofton se Alessandro Nesta është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë.  Klubi falënderon trajnerin për përpjekjet e tij dhe i uron më të mirat për të ardhmen.” – thuhet në deklaratën e tyre.

Monza ndodhet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit në Serie A, aty ku pas 17 xhirove ka grumbulluar vetëm 10 pikë.

Dy ndeshjet e ardhshme janë kundër rivalëve direktë Parma dhe Kaljari, kështu që Monza do të emërojë një trajner të ri për të rritur motivimin e ekipit përpara këtyre ndeshjeve vendimtare.

Nesta në fillim të këtij sezoni kishte nënshkruar një kontratë deri verën e vitit 2025-të, me opsion për ta zgjatur edhe për një sezon tjetër, mirëpo gjithnjë nëse Monza do të arrinte të shmangte rënien këtë sezon.

Sipas “Sky Sport Italia”, Monza tashmë ka identifikuar zëvendësuesin e Alesandro Nesta, dhe ai është ish-trajneri i Veronës, Salvatore Bocchetti.

Leave a Reply