Aleksandar Çeferin uron zgjedhjen e Masar Omeragiçit për president të FFM-së

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka dërguar një letër urimi për zgjedhjen e Masar Omeragiq për president të ri të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Në letrën e urimit, numri një i Futbollit Europian thekson faktin e punës së shkëlqyer me zgjedhjen e Masar Omeragiç për president të FFM-së në vitin kur shënohen tre dekada të anëtarësimit të FFM-së në UEFA.

Urimi i plotë i Aleksadar Çeferinit:

I nderuar President,

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Ky vit, 2024, shënon 30 vjet nga anëtarësimi i FFM-së në UEFA, dhe gjatë kësaj kohe Federata juaj e përkushtuar ka bërë shumë në ndërtimin dhe zhvillimin e futbollit.

Masar, duke qenë se e dini nga afër presionin e të luajturit dhe menaxhimit të futbollit në nivelin më të lartë, besoj se do ta pranoni me gjithë zemër potencialin e futbollit në Maqedoni dhe do të vazhdoni të shënoni pikat e përparimit që meritojnë federata juaj dhe vendi juaj.

Ju uroj gjithë të mirat në mandatin e ri emocionues përpara – dhe ju dhe të dashurit tuaj mund të shijoni një atmosferë të mrekullueshme pushimi dhe një Vit të Ri të lumtur.

Me respekt,

Aleksandar Ceferin

UEFA

Masar Omeragiç postin e Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, e morri të dielën, kur morri besimin e 62 delegatëve të Kuvendit, ndërsa i njëjti gjatë ditës së sotme mbajti një mbledhje me gazetarët sportiv të vendit, duke shtjelluar shumë tema që do të jenë në dobi të futbollit.

Ai u zotua se nga sezoni i ardhshëm, në terrenet tona futbollistike të Ligës së Parë do të funksionojë Sistemi VAR, ndërsa me shumë gjasa Liga pjesën e dytë të sezonit aktual, mund të bëhet me sponzor të ri.

Leave a Reply